Vajza Anonime

Vajza Anonime

B22052
Out-of-Stock
1.250 Lekë
Grup Autoresh
ISBN: 9789928292629
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 460

"Kërkohen gra të moshave 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut. Shpërblim I kënaqshëm, anonimat i garantuar.
Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa “e majme” e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re. Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se
erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t’i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj? Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja.
"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.