Danc Danc Danc

Danc Danc Danc

B22409
1.500 Lekë
Haruki Murakami
ISBN: 9789928221414
Publication Year: 2020
Number of Pages: 413

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja:
me një recepsioniste të hijshme dhe disi nervoze, me një poet amerikan që ka humbur njërin krah në luftë, me një vajzuke adoleshente e paqetë, me një aktor të famshëm e të palumtur, me një prostitutë magjepsëse, dhe mes të tjerësh, edhe me një shkrimtar të vetëkënaqur (Hiraku Makimura!).
Por, si lidhen të gjitha këta në historinë tonë? Dhe pse ka gjithnjë e më shumë fatalitete nëpër këtë udhë plot mistere të personazheve të tij? Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.

“Një përzierje interesante e shkencës dhe e fiksionit modern, suspansës së ankthshme dhe miteve të lashta... një hiperbolë herë qesharake, herë misterioze dhe ogurzezë... që trajton shqetësimet njerëzore bashkëkohore.”
Chicago Tribune

“Ka shkrimtarë që guxojnë të përfytyrojnë të ardhmen, por askush nuk është aq i përpiktë dhe i përditësuar sa... Murakami.”
Newsday

“Një shkrimtar i rangut botëror që... merr përsipër rreziqe të mëdha... Nëse Murakami do të ishte zëri i një brezi, atëherë ai është i brezit të Thomas Pynchon dhe Don DeLillo.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.