Misticizmi I Tingullit Dhe Muzikes

Misticizmi I Tingullit Dhe Muzikes

B22962
1.500 Lekë
Hazrat Inayat Khan
Publisher: Helgas Secrets
Publication Year: 2021
Number of Pages: 419

Tërheqja që dikush gjen në ngjyra dhe në tingull e bën njeriun të pyesë nëse fshihet një mister pas tyre, nëse ka një gjuhë me ngjyra dhe tinguj që mund të mësohet. Dhe përgjigjja është se gjuha e ngjyrës dhe e tingullit është gjuha e shpirtit dhe se është gjuha jonë e jashtme ajo që na bën të hutojmë për kuptimin e asaj gjuhe të brendshme. Ngjyra dhe tingulli janë gjuha e jetës. Jeta shprehet në të gjitha rrafshet e ndryshme të ekzistencës në formën e ngjyrës dhe tingullit. Por manifestimet e jashtme të jetës janë aq të ngurta dhe të dendura sa që sekreti i natyrës dhe karakterit të tyre është varrosur poshtë.
Pse bota quhet iluzion nga mistikët? Sepse natyra e shfaqjes është e tillë që ajo e fsheh sekretin e vet brenda vetes dhe shfaqet në një forme kaq të ngurtë, saqë fshihen imtësi, bukuri dhe mister i karakterit të saj. Prandaj, kërkuesit e së vërtetës së jetës, studentët e jetës, janë dy lloje të kundërta. Njeri dëshiron të mësojë nga pamja e jashtme. Tjetri dëshiron të zbulojë sekretin që fshihet pas tij. Ai që mëson nga e jashtmja e merr njohurinë nga e jashtmja, të cilën ne e quajmë shkencë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.