Nipi I Wittgensteinit

Nipi I Wittgensteinit

B22964
800 Lekë
Thomas Bernhard
ISBN: 9789928323163
Publisher: Aleph
Publication Year: 2021
Number of Pages: 122

Roman pjesërisht autobiografik Nipi i Wittgensteinit me nëntitullin "Një miqësi", i Thomas Bernhardit përshkruan marrëdhëniet e pazakonta mes narratorit, një shkrimtari jo dhe aq i ndryshëm nga Thomas Bernhard dhe nipit të jashtëzakonshëm, por të çmendur, të filozofit të famshëm Ludwig Wittgenste Të dy burrat gjenden të izoluar në të njëjtin spital, narratori në repartin pulmonar dhe Paul Wittgenstein në azilin e të sëmurëve mendorë. Që të dy janë të rrënuar nga frika dhe dyshimi në lidhje me natyrën finale të jetës. Megjithë njohjen e mëparshme, ata vetëm tani arrijnë të ndërtojnë një miqësi të bazuar tek mbështetja e njeri tjetrit dhe tek respekti i dyanshëm që e ndriçon paksa këtë mjedis të zymtë dhe të pashpresë. Stili i Bernhard mbështetet në përsëritjen mendore të fjalëve dhe ideve, të cilat në origjinal vijnë krejt natyrshëm. Kjo teknikë ka efektin e një kompozimi muzikor që përsërit një temë në variacione të ndryshme, kur përdoret me sukses, si në rastin e këtij romani.
'Nëse nuk e keni lexuar Thomas Bernhardin atëherë nuk paskeni njohur një prej prirjeve më radikale të letërsisë europiane që pas James Joyce-it'
-Lucy Ellmann
'E dua absolutisht Bernhardin: ai është një nga shkrimtarët më të errët dhe më të këndshëm... Lexim i detyruar për këdo.'
- Karl Ove Knausgaard

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.