Testamentet

Testamentet

B22967
1.500 Lekë
Margaret Atwood
ISBN: 9789928310682
Publisher: Pegi
Publication Year: 2021
Number of Pages: 429

Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019!
“Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”.
Në këtë vijim elektrizues, Margaret Atwood i përgjigjet pyetjes që ka torturuar
lexuesit për dekada të tëra: Çfarë ndodhi me Efreditin?
“Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman
zhvillohen 15 vjet më vonë. Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së
Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po
kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të
ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi
shpërthyese.
Dy prej tyre janë vajza të reja, rritur si pjesë e brezit të parë të formuar nën
rendin e ri. Dejzi dhe Anjeza janë rritur në dy kampe të kundërta: Dejzi është
vajza adoleshente, e rritur e lirë, në Kanada, ndërsa Anjeza, brenda Republikës
së Galaadit, që përgatitet ditë pas dite se si të bëhet një Grua e volitshme për
Komandantin me të cilin do ta martojnë.
Dëshmive të tyre do t’u bashkohet edhe një zë i tretë: një grua tashmë, që
ushtron pushtetin përmes mbledhjes dhe shpërndarjes së pamëshirshme të
sekreteve. Teto Lidia, dalëngadalë, do të na rrëfejë të fshehtat e themeleve të
Galaadit, shndërrimin e saj nga një grua në karrierë në një Teto Themeluese të Republikës së Galaadit, pushtetin e mbajtur me intriga dhe thika të
panumërta pas shpine.
Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe
autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e
Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i
distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën. Çështja
gjinore mbetet qendrore në çdo rresht të Atwood-it, e cila është aktiviste e
vërtetë në këtë drejtim.
Teksa Atwood shpalos “Testamentet”, ajo hyn në mekanizmat më të fshehtë
të Galaadit, ndërsa çdo grua është e detyruar të përballet me veten për të
kuptuar se deri në ç’pikë mund të arrijë për të realizuar ato që beson.
Kritika
Me “Testamentet”, Atwood-i ka arritur majat, duke bërë bashkë bujarinë,
intuitën dhe kontrollin. Proza e saj është e shkathët, e drejtpërdrejtë, ku
ngjarjet përmbysen në mënyrë të mrekullueshme. Në gjithë botën e lexuesve,
librat e historisë hapen në fletën e bardhë pasuese dhe emri i Atwood-it është
shkruar në krye të saj. Kur lexon këtë libër, ndien që bota po kthehet përmbys.
The Guardian
Me një qartësi kirurgjikale, Atwood-i dokumenton faktin që privimi i lirive
themelore dhe barra e shtypjes sistematike, i shtyn njerëzit drejt ekstremeve.
Ritmi i prozës së saj është i pacen.
Entertainment Weekly
Një ftesë rrëqethëse, së cilës asnjë admirues i Atwood-it nuk mund t’i
rezistojë... “Testamentet” na kujtojnë se ç’fuqi ka e vërteta përballë së keqes.
People
Të gjejnë shpresë në një vend të pashpresë, ja, këtë kërkojnë me çdo kusht
admiruesit e “Rrëfenjës së shërbëtores”. Bëhuni gati të mbani frymën gjatë
gjithë kohës dhe të qani me lot të nxehtë në fund.
Stylist
Margaret Atwood manifeston gjithë fuqinë e penës së saj... Të gjithë duhet të
lexojnë “Testamentet”.
Los Angeles Times
Një narracion i shkathët, që të bën për vete; sa nxitës, aq edhe melodramatik.
The New York Times“Testamentet” qëndron denjësisht mes romaneve klasike. Kjo, pjesërisht, falë
aftësisë së Atwood-it për të na befasuar, edhe kur shkruan për një univers të
cilin pandehim se e njohim mirë.
USA Today
Nuk di nëse mund të ketë shkrimtar më të mirë se Margaret Atwood që të
dijë të shfrytëzojë kaq mirë ankthet e epokës ku po jetojmë.
Entertainment Weekly
Atwood na sfidon vazhdimisht dhe ngre pyetjen që gjendet si perla brenda
guaskës së këtij romani ngjethës: “Para se të gjykosh, si do të silleshe ti në
Galaad?”
Sunday Telegraph
Margaret Atwood arrin të shkruajë për anët më të errëta të psikologjisë
njerëzore me një stil thellësisht zbavitës dhe plot me shpresa të zymta të
çuditshme.
Naomi Alderman, shkrimtare britanike
Si arrin ta shndërrojë terrin në diçka kaq të thjeshtë? Si i ka shkuar ndër mend
të fusë humorin, atje ku humori nuk ekziston? Sepse ajo është Margaret
Atwood dhe mund të bëjë gjithçka!
Ann Patchett, shkrimtare amerikane

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.