10 Minuta E 38 Sekonda Ne Kete Bote Te Cuditshme

10 Minuta E 38 Sekonda Ne Kete Bote Te Cuditshme

B23063
1.200 Lekë
Elif Shafak
ISBN: 9789928004758
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2021
Number of Pages: 366

I VLERËSUAR SI LIBRI MË I MIRË I VITIT NGA "BOOKPAGE", "NPR.ORG", "THE WASHINGTON POST" DHE "THE ECONOMIST"
* **
"NJE HISTORI THELLËSISHT NJEREZORE... SHAFAKU ËSHTË MJESHTRE E ÇASTEVE
MBRESÉLÊNESE QË NA JAPIN NJË PAMJE SA TË GJERË, AQ EDHE INTIME, TË STAMBOLLIT...
NË FUND, LIBRI 10 MINUTA NUK FLET PËR VDEKJEN, POR PER VAZHDIMIN E DASHURISË."
- THE WASHINGTON POST
** *
Ne çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv - për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet - dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj.
Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore.
Përmes vdekjes së Tekila Leiles, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.