Klubi I Vrasesve Te Shkronjave

Klubi I Vrasesve Te Shkronjave

B23102
1.000 Lekë
Sigizmund Krzhizhanovski
ISBN: 9789928323170
Publisher: Aleph
Publication Year: 2021
Number of Pages: 174

Kudo në vepra, heroi i Krzhizhanovskit është ideja apo koncepti i kurthuar në tru. Fabula e tij e përsëritur: si të çlirosh një mendim të brendshëm në hapësirën e jashtme në çastin e duhur dhe me mënyrën e duhur, që të mund të mbijetojë, të krijojë kontakte, të eksplorojë - pa qenë i ndrydhur apo i përzier me të tjera gjëra. Kjo ide kërkon hapësirë që të sprovojë veten dhe duhet të qëndrojë e veçuar nga rrethanat. Mjetet dhe pajimet e këtij procesi ekzistojnë njëherësh brenda dhe jashtë trurit, por ato janë më tepër metafizike sesa politike. Megjithëse fati i palumtur i Krzhizhanovskit i nxiti admiruesit të kërkonin ngado nëpër krijimet e tij nënkuptimet anti-Staliniste, thelbi i veprës që shkroi është diçka më fundamentale sesa Gulagu, kolektivizimi bolshevik apo madje, edhe liria për të folur dhe ajo e lëvizjes.... Klubi i vrasësve të shkronjave është krijimi më ambicioz i Krzhizhanovskit me këtë temë.
"Tashmë është e qartë për të gjithë që Krzhizhanovski është një nga autorët më të mëdhenj të shekullit XX."
Robert Chandler FINANCIAL TIMES
"Krzhizhanovski, i krahasuar kaq shpesh me Borgesin, Kafkan, Poen, Gogolin dhe Beckettin, ka një prozë krejtësisht të pangatërrueshme, mbështetur në bashkimin e herezisë, logjikës dhe fantazmagorisë..."
- Natasha Randell BOOKFORUM

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.