Bleterritesi I Alepos

Bleterritesi I Alepos

B23125
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Christy Lefteri
ISBN: 9789928314277
Publisher: Morava
Publication Year: 2021

Nuri është bletërritës, ndërsa Afra, gruaja e tij është artiste. Çdo mëngjes Nuri zgjohet herët dhe pas faljes së mëngjesit, niset me makinë drejt koshereve të bletëve jashtë qytetit. Gjatë fundjavave, Afra shet në tregun e hapur të qytetit peizazhet e pikturuara plot ngjyra.
Ata jetojnë një jetë të thjeshtë plot miq dhe shokë në kodrën e qytetit të bukur të Alepos... derisa ndodh ajo që nuk e kishin imagjinuar kurrë.
Kur gjithçka që donin ua shkatërroi lufta, Nuri e kupton që nuk kanë zgjedhje tjetër përveçse ta braktisin shtëpinë dhe vendin e tyre. Por arratisja nga Siria nuk do të jetë aq e lehtë: Afra ka humbur shikimin duke ia lënë Nurit të drejtojë hidhërimin e saj dhe udhëtimin plot rreziqe përmes Turqisë, Greqisë drejt një të ardhmeje të panjohur në Britaninë e Madhe.
Teksa Nuri dhe Afra largohen nga një vend i shkatërruar, u duhet të përballen jo vetëm me dhimbjen e humbjes së tyre të patregueshme, por edhe me rreziqet që do të mbingarkonin edhe shpirtrat më të guximshëm. Mbi të gjitha — dhe ndoshta kjo është gjëja më e vështirë me të cilën përballen — ata duhet të udhëtojnë për të rigjetur njëri-tjetrin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.