Pafundesi

Pafundesi

B23149
800 Lekë
Masa Kolanovic
ISBN: 9789928292933
Publisher: Dituria
Publication Year: 2021
Number of Pages: 196

Absurditeti i ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, jane ne qender te rrefimeve (dymbëdhjetë histori) te shkrimtares kroate, Masha Kolaneviç. Protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre ne nje bote te ashper: një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin në varr dhe u kërkon familjarëve t’i telefonojnë një ditë pas funeralit; një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s.
Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty “ditarin e shpenzimeve” të saj pa fre në eBay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme.
Një baba i moshuar e sheh veten në duart e një operatori telefonik, me të cilin ka firmosur pa u menduar një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme, sepse nuk ia thotë nga teknologjia.
Një fëmijë u kërkon prindërve t’i blejnë të njëjtën kukull që ka parë në një dokumentar për Çernobilin... Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.