Mbi Kohen Dhe Ujin

Mbi Kohen Dhe Ujin

B23184
1.000 Lekë
ISBN: 9789928063083
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2021
Number of Pages: 448

Shkrimtari islandez Magnason, në këtë vepër fokusohet në rrezikun që i kanoset mjedisit tonë për shkak të ndryshimeve të klimës. E vetmja mundësi për ta para ndaluar këtë kanosje “është të hedhësh një vështrim në të kaluarën për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen..." Magnason përqendrohet kryesisht në lëvizjet e ujit, ndërsa akullnajat shkrihen dhe nivelet e oqeanit rriten në mënyrë të pakontrolluar. Për ta kuptuar edhe më mirë krizën ku shoqëria e sotme gjendet, ai ka përfshirë në këtë libër një bisedë emocionuese me Dalai Lamën, e cila ka shumë elementë frymëzuese dhe një rrëfim nga xhaxhai i tij mbi speciet dhe habitatin në zhdukje në Islandë.
Duke e përcaktuar këtë situatë si kaotike ai shtron pyetjen se çfarë po ndodh me planetin tonë në kushtet e krizës globale dhe mungesës së politikave konkrete mbi katastrofat e paralajmëruara...
Magnason i bën një analizë të detajuar gjendjes së mjedisit edhe në kushtet e krizës së Covid-it. Interpretimi empatik i tij mbi ndryshimet dramatike të mjedisit, rrëfyer nëpërmjet një gjuhe elegante dhe metaforike, përcjellin shqetësimin mbi të ardhmen tonë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.