Mutacionet

Mutacionet

B23190
800 Lekë
Francis Kirps
ISBN: 9789928292995
Publisher: Dituria
Publication Year: 2021
Number of Pages: 163

Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë imagjinare të Francis Kirpsit.
Kështu, miza e shtëpisë Leon Sumsa zgjohet një mëngjes e shndërruar në një “vertebror të përbindshëm”, domethënë në një qenie njerëzore, çka të sjell ndër mend Metamorfozën e Kafkës. Luani i satirës së Kurt Tucholskyt (Luani është lëshuar) kthehet te Kirpsi në një ari polar që shëtit nëpër Berlin. Modeli i statujës së Venerës së ishullit të Prosper Merimesë punon si skllave në një “ndërmarrje” të lashtë romake, e ngritur mbi paralele mbresëlënëse me botën e punës në ditët tona. Anekdota nga lufta e fundit prusiane, e Heinrich von Kleistit, zhvendoset në të ardhmen, teksa katër njerëzit e fundit janë në luftë me njëri-tjetrin. Ndërsa Thirrja e ariut të madh e Ingeborg Bachmannit ndërthuret me mitin e Ktulhuit të Lovecraftit, për të krijuar një frymë poetike si ajo e Gottfried Bennit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.