Parajsa E Humbur

Parajsa E Humbur

B17638
Out-of-Stock
600 Lekë
Cees Nooteboom
ISBN: 9789928228024
Publisher: Pegi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 182

Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t’u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi. Atje, në atë tokë të premtuar fëmijërie, ku shkon të kërkojë bashkë me shoqen e saj, Almutin, Alma shpreson të gjejë shërimin, pajtimin me veten dhe jetën. Të dyja jetojnë me iluzionin që ekziston ende ajo botë e pacenuar e jashtë kohe, vendi i aborigjenëve, i Kohëndrrës, i këngëve, i shkretëtirave me emra magjiplotë. Por nëse era e historisë ka shkatërruar edhe atë parajsë, ndoshta në ato hapësira të pafundme e të heshtura diçka ka mbetur.
Aty, në Përth të Australisë, i ftuar në një festival letrar, Erik Zondahu, kritik letrar i ftohtë, në rravgime të përjetshme ekzistenciale, do të hasë për herë të parë Almën të shndërruar në grua me flatra për një gjueti thesari në kujtim të shkrimtarit John Milton dhe librit të tij “Parajsa e humbur”. Një shfaqje ikanake e tronditëse, takimi si një mundësi për harmoni, për bukuri dhe për nostalgjinë e paplotësueshme të shpirtit që mbetet kulmi i ekzistencës njerëzore. Përfshirë mes një prologu në qiell, në avion, dhe një epilogu në tokë, në tren, romani është një meditim i lehtë dhe i lartë si një flatrim engjëlli, që fluturon mes kontinenteve dhe aspiratave më të thella njerëzore. Një roman po aq i pakategorizueshëm sa një poemë, një histori nëpërmjet së cilës preken në mënyrë të madhërishme të gjithë dramat e jetës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e pafajësisë, humbjen e parajsës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.