Larg Syve

Larg Syve

B23710
1.000 Lekë
Paolo Di Paolo
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2022
Number of Pages: 218

Asgjë s’na bashkon më shumë se të qenit bij.
“Një ndër shkrimtarët më të mirë të vendit tonë.” – Wlodek Goldkorn, L’Espresso
“I shkëlqyer, i paparashikueshëm, origjinal.” – Florence Noiville, Le Monde

Tri histori të ndryshme, i njëjti qytet – Roma në fillim të viteve tetëdhjetë – dhe i njëjti fat: të reshtësh së qeni thjesht bij, të bëhesh prind. E megjithatë Luçiana, Valentina dhe Sesilia nuk janë të sigurta që e dëshirojnë, ndihen të brishta, të luhatura. Ashtu siç janë të trazuar, të tëhuajtur, të rrëmbyer pas ëndrrave të tyre etërit. A mund të kthehesh mbrapsht, të hiqesh sikur asgjë s’ka ndodhur, të heqësh dorë nga një ngjarje e shënuar që të përfshin të gjithin si një shkulm i papërmbajtshëm?
Luçiana punon në një gazetë që i ka orët e numëruara. Rend, është gjithnjë me vonesë, burri që dashuron ndodhet larg. Valentina është shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të mesmen, me mendjen top se kur të rritet do të bëhet psikologe. Me të vënë re që ka mbetur shtatzënë, nuk i flet më Hermesit, djalit me të cilin ka qenë e lidhur për disa muaj dhe që tani sillet krejt mospërfillës. Sesilia jeton midis një shtëpie të zaptuar dhe rrugës, mban një kasketë të kuqe dhe tërheq një qen për rripi. Një mbrëmje kthehet te Gaetanoja, në rostiçerinë ku punon: asgjë s’kërkon prej tij, veç një nder të fundit.
Larg syve është një deklaratë dashurie ndaj pushtetit të letërsisë, aftësisë së saj për t’iu avitur të vërtetave përndryshe hermetike. Duke rindërtuar me fuqinë mjeshtërore të krijimit të imazhit që rrëfimtaria ngërthen në vetvete panjohshmërinë e një lindjeje, arsyet e një largësie, Paolo di Paolo arrin të përmbysë largësinë nga zemra që lë të kuptojë titulli. Një histori rreth peshës së rrënjëve, rreth faktit se si bëhemi vetvetja.
Libri tjetër i botuar në shqip nga Botimet Dudaj: “Dërgomë shumë jetë”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.