Legjenda E Pendragonit

Legjenda E Pendragonit

B23843
1.000 Lekë
Antal Szerb
ISBN: 9789928063380
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2022
Number of Pages: 388

Kështjella e Pendragonit në Uells ka qenë për shekuj me radhë një laborator magjie, strehë heretikësh, humus i përshtatshëm për diturinë atavike të popullit kelt, seli e Rozakroçeve, mjeshtërve të fundit të mëdhenj të arteve okulte. Pikërisht në bibliotekën shumë të pasur të kësaj kështjelle Janos Batki, protagonisti i romanit, shkon për të avancuar kërkimet e tij. Batki, një viveur, një snob “neo-mendjelehtë”, siç i pëlqen ta përkufizojë veten, një erudit që studion vetëm gjëra të kota, filoaristokrat dhe donzhuan, e pranon me kënaqësi ftesën e të fundmit të Rozakroçeve dhe niset në drejtim të kësaj kështjelle të zymtë. Befasia që e pret brenda mureve të kësaj kështjelle, ka të bëjë me sfera të ndryshme: nga e mrekullia te misteri, te magjikja, te erotikja, te komikja, deri te e përbindshmja. Pas më shumë se tetëdhjetë vjetësh nga botimi i parë, “Legjenda e Pendragonit” mbetet një nga romanet më të bukura nga letërsia hungareze dhe që është botuar në shumë gjuhë të botës.
* * *
Antal Szerbi ështe një nga shkrimtarët më të njohur hungarezë të të gjitha kohërave. Veprat më të rëndësishme të tijjanë romanet “Legjenda e Pendragonit” dhe “Udhëtari dhe drita e hënës”. Ai ishte edhe teoricien dhe historian i rëndësishëm i letërsisë.
Vdiq në vitin 1944, në një lager nazist.
* * *
“Tekstet e Szerbit, lexohen ende me kërshëri për shkak të ironisë therëse, forca emocionale e së cilës rrjedh nga natyra e tij e dyfishtë. Pas ngjyrimeve të humorit të hollë anglez ndihet fuqia e traditës kontinentale dhe e mendimit hebraik, kulturës së cilës i përkiste”.
__Gianpiero Cavaglia
* * *
“Legjenda e Pendragonit” është një gërshetim i ëmbël satirik i zhanreve gotikoromantike, i ndërthurur me mister, humor dhe emocion. Ky roman është një himn për Britanofilinë.
_The Guarddian
_ _ _
Antal Szerb [1901–1945] lindi në Budapest dhe studioi për letërsi gjermane dhe angleze në vitin
1924. Mbas mbarimit të studimeve jetoi në Francë, Itali dhe Angli. Në vitin 1929, ku botoi edhe librin e
parë, Një përmbledhje mbi Letërsinë Angleze. U zgjodh President i Akademisë Letrare të Hungarisë, ndërsa në vitin 1933, botoi romanin “Legjenda e Pendragonit”, i cili bazohet në përjetimet e tij personale në Britani.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.