Rrjeti Sekreti

Rrjeti Sekreti

B23948
1.200 Lekë
Colson Whitehead
ISBN: 9789928338310
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2022

Kora është skllave në një plantacion pambuku në Xhorxhia. Ajo është braktisur nga e ëma që kur ishte fëmijë. Kur Cezari, një skllav i sapoardhur nga Virxhinia, i tregon për rrjetin sekret, vendosin të rrezikojnë jetën dhe të arratisen.
Sipas konceptimit gjenial të shkrimtarit, kalimi i fshehtë nuk është metaforë. Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.
Ndërsa Whitehead-i rikrijon mrekullisht llahtarin që kanë përjetuar njerëzit me ngjyrë para Luftës Civile të Amerikës, rrëfimi i tij ndërthur përsosmërisht sagën e këtij vendi: nga sjellja brutale ndaj afrikanëve deri te premtimet e papërmbushura të ditëve të sotme. Libri “Rrjeti sekret” është njëherazi aventura e jashtëzakonshme e një gruaje me vullnet të pamposhtur, që kërkon t’i shpëtojë tmerrit të skllavërisë dhe një meditim drithërues dhe i fuqishëm për historinë tonë të përbashkët.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.