Moderato Cantabile

Moderato Cantabile

B14689
Out-of-Stock
500 Lekë
Marguerite Duras
ISBN: 9789928162939
Publisher: Pegi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 136

“Moderato Cantabile” është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milion kopje. “Moderato Cantabile” konsiderohet shpesh herë si pjesë e rrymës “nouveau roman” (romani i ri). Stili i tij është në fillim i vrazhdë dhe i thatë, por ndryshon papritur në Kapitullin VII ku ngjyrat dhe ndjenjat e tregimtarit janë shumë më të qarta.
Novela u kthye në film në vitin 1960 nga Peter Brook, me aktorët Jean-Paul Belmondo dhe Jeanne Moreau. Kjo e fundit, me rolin e Ana Debaredës, fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit të Kanës.
Romani rrëfen jetën e një gruaje, Ana Debared dhe raportin e saj me djalin, mësuesen e tij të pianos dhe Shovinin. Ky i fundit është një burrë që i përket klasës punëtore, i papunë në çastet e ngjarjes, që e kalon kohën e tij në një kafene afër apartamentit ku djali i Anës ndjek leksionet e pianos. Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.