Ne Shtepine E Pianistit

Ne Shtepine E Pianistit

B24360
1.250 Lekë
Jan Brokken
ISBN: 9789928366351
Publisher: Dituria
Number of Pages: 373

Mbrëmjen e 30 janarit 1980, Juri Egorovi, yll i pianos, jep një nga koncertet e para, të paharrueshme, në Europën Perëndimore, duke interpretuar etydet e Shopenit. Për Jan Brokkenin, gazetar dhe shkrimtar, ky koncert është një rrufe në qiell të hapur dhe njëkohësisht zanafilla e një miqësie të thellë: që në akordet e para, ai njeh pianistin e talentuar, që çdo ditë ushtrohet në shtëpinë fqinje, përbri tij.
Pas një fillimi të furishëm të karrierës artistike në Bashkimin Sovjetik, Juri Egorovi, ashtu si Rudolf Nurejevi e shumë artistë të tjerë, vendosi të arratisej. Qysh 22 vjeç, ai zhytet në jetën e gjallë boheme të Amsterdamit. Edhe suksesi nuk vonon: turnetë ndërkombëtarë dhe loja pianistike përkrah dirigjentëve më të vlerësuar. Por, nën talentin e shkëlqyer, bën strehë brishtësia e malli i dëshpëruar për Nënën Rusi. Juri kapet fort pas rrethit të ngushtë të miqve që mblidhen në shtëpinë e tij në Amsterdam, muzikantë dhe artistë, një “familje” e ngrohtë, që do ta dëgjojë të luajë deri në notat e fundit, tragjike, pak përpara vdekjes së parakohshme prej Sidës, vetëm 33 vjeç.
Mik i ngushtë e dëshmitar i aventurës artistike dhe ekzistenciale, Brokkeni tregon historinë e artistit që nuk njeh rregulla, mërgimtarit nga Bashkimi Sovjetik, që gjen famën në Perëndimin e lirë, por kurrë rrënjët; i ndryshëm e në luftë të përhershme me vetminë. Me delikatesë e humanizëm prekës, Brokkeni tregon historinë e një pianisti të madh, të një miqësie, të një epoke të tërë, të një Amsterdami të pas 1968-s, i parezistueshëm për magjinë trasgresive, stimujt kulturorë dhe ankthin libertin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.