Sherbyesja E Dhomes

Sherbyesja E Dhomes

B24509
1.200 Lekë
Nita Prose
ISBN: 9789928005236
Publisher: Bota Shqiptare
Number of Pages: 341

Moli Greji nuk është si gjithë të tjerët. E ka të vështirë të hyjë në marrëdhënie shoqërore dhe i interpreton në kokë të vet qëllimet e atij që ka pranë. Gjyshja, që e kishte rritur, ia përpunonte e ia bënte gati botën, duke ia kodifikuar në rregulla të thjeshta sipas të cilave Moli mund të jetonte, por kur gjyshja vdiq, njëzetepesëvjeçares Moli iu desh të përballet fill e vetme me ndërlikimet e jetës. Duke u perfshirë edhe me më shumë pasion në punën e saj si shërbyese dhome hoteli. Karakteri i tërhequr, rendja e ethshme deri në fiksim pas pastertise dhe rregullit, e bëjnë një shërbyese dhome të jashtëzakonshme. I pëlqen të veshë uniformën e saj kërk çdo mëngjes, të mbushë karrocën e saj të shërbimit me sapunë dhe shishka dhe t'i rregullojë përsosmërisht dhomat e bujtësve të hotelit luksoz Regency Grand.
Por jeta e rregullt e Molit tronditet kur teksa hyn në dhomën e milionerit Çarls Bilek e gjen të vdekur. Të vrarë në shtratin e tij. Para se Moli të kuptojë ç'po ndodh, sjellja e saj e pazakontë shtie në dyshime policinë, që e konsideron si të dyshuarën kryesore. Shumë shpejt do ta gjejë veten të korkolepsur në një rrjetë gënjeshtrash, që s'e ka idenë se si mund ta shpleksë. Për fatin e mirë të Molit, miqtë që kurre s'ka ditur se i ka pasur, e ndihmojnë në hulumtimet për gjetjen e vrasësit të vërtetë. A do të arrijnë vallë ta gjejnë para se të jetë tepër vonë? Vetëm se Moli nuk ka treguar tërë atë që ka parë kur gjeti kufomën, dhe këtë e ka bërë për një arsye shumë të fortë...

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.