Me Ndrysho

Me Ndrysho

B24692
1.100 Lekë
Marsed Harizi
ISBN: 9789994306886
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2022
Number of Pages: 234

Romani "Më Ndrysho" me shtatë kapitujt e tij, tenton të jetë shëmbëlltyrë e jetës reale njerëzore, lindja, rritja, e në fund gjetja e vetvetes. Talenti është i lindur, por artist bëhesh vetëm nese e ndjek ëndrrën. Jana, stilistja me duart magjike do t'i duhet të braktisë të tashmen, do t'i duhet të arratiset nga hijet e të kaluarës që të marrë pjesë në konkursin që do t'i ndryshojë jetën. Nëse ajo fiton, do të bëjë atë që ka ëndërruar gjithmonë, të ndryshojë modën.
Ky roman tenton t'u japë kurajë të gjithë atyre që talentin e mbajnë të ndrydhur për shkak të mosbesimit që kanë në shoqërinë përreth tyre. Ndërsa brezit të ri, kërkon t'i pëshpërisë se gjithkush mundet, nëse vërtet e do atë. "Realiteti Fantazjos" është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar "Më Ndrysho".
"Realiteti fantazjos" mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.