Cirku I Iluzioneve

Cirku I Iluzioneve

B24889
1.200 Lekë
Amita Parikh
ISBN: 9789928366559
Publisher: Dituria
Number of Pages: 359

Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot të ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.
1938. Magjik, intrigues, që shkëlqen nga dritat dhe ngjyrat, “Bota e Çudirave” është një cirk i madh që përshkon të gjithë Europën. Në këtë univers magjik, Lena, vajza e iluzionistit të famshëm Teo Papadhopuli, është ndier gjithmonë e përjashtuar. Ky cirk përmban bukurinë dhe tradhtinë, magjinë dhe misterin, vetminë dhe dritën për Lenën që, e “ngujuar” në një karrige me rrota, pas poliomielitit që ka kaluar në fëmijëri, e gjen rrugëdaljen vetëm në libra. E bukur dhe kureshtare, Lena aspiron me zjarr botën e shkencës dhe mjekësisë, por jeta i merr një kthesë emocionuese kur shpëton Aleksandrin, një djalë jetim me një të kaluar misterioze. Dëshira për ta ndihmuar është më e fortë se çdo frikë dhe rrezik. Në pasaportën e djalit, shtypur me bojë të kuqe, bie në sy shkronja “J”: Aleksandri është çifut, i arratisur nga nazistët.
Ndërsa Lufta e Dytë Botërore merr hov e kap pjesën më të madhe të Europës, miqësia e dy të rinjve lulëzon e kthehet në diçka më të thellë. Por, kur i ati dhe Aleksandri denoncohen, arrestohen dhe mbyllen në një kamp-geto në Çekosllovaki, Lena ndahet nga gjithçka që do dhe di. Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.