Njezet Vjetet E Lusit

Njezet Vjetet E Lusit

B24890
1.250 Lekë
Elsa Osorio
ISBN: 9789928366535
Publisher: Dituria
Number of Pages: 413

Lindja e të birit e shtyn Lusin, një argjentinase njëzetvjeçare, t’u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë. Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri?
Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbëngulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit. Historia që zbardhet pak nga pak, është ajo e një vendi të ndarë e të copëtuar nga një regjim terrori, e një vendi të plagosur nga torturat, tmerri i zhdukjeve, fshehja famëkeqe dhe tradhtia e harresës.
Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.