Serda Kendon Ne Muzgun E Dites Se Rreshajave

Serda Kendon Ne Muzgun E Dites Se Rreshajave

B24891
1.500 Lekë
Miljenko Jergovic
ISBN: 9789928366566
Publisher: Dituria
Number of Pages: 519

Ngjarja qendrore në këtë roman është vrasja e Serda Kapurovës, një vajzë, me moshë dhe kombësi të papërcaktuar, që, edhe pas shumë hetimesh, nuk bëhen të ditura. Serda kërcen dhe këndon në një prej kryqëzimeve të Zagrebit, ku drita e kuqe në semafor zgjat 90 sekonda. Me këngët dhe vallëzimin e saj të çuditshëm, vajza shkakton grindje dhe buzëqeshje te njerëzit dhe shoferët që kalojnë atypari, por fiton edhe ndonjë të hollë prej tyre.
Historia në roman është treguar nga pesë kënde të ndryshme: pesë personazhe, me historitë e jetës që të bëjnë për vete dhe që janë të lidhura me Serda Kapurovën. Cili prej tyre e ka përdhunuar, mbytur dhe lënë në një banesë të zbrazët të Zagrebit?
Luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk vranë vetëm njerëz, nuk shkatërruan thjesht ndërtesa, shtëpi dhe fabrika - ato rrënuan humanizmin te njerëzit. Për të kuptuar raportet në ish-Jugosllavi, nuk nevojitet të lexoni studime sociologjike dhe psikologjike; nuk ju duhet të lexoni revista e gazeta, të shihni lajme dhe emisione televizive - mjafton të lexoni këtë roman të Miljenko Jergoviçit, shkrimtarit kroat më përfaqësues të shekullit XXI

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.