Valet

Valet

B24923
1.000 Lekë
Virginia Woolf
ISBN: 9789928366580
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 265

"Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”.
Është një libër sui generis, jo vetëm për krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologët e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata “thonë” fakte dhe jetë dhe “mendojnë” rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes.
Monologët e personazheve shkrihen me njëri-tjetrin dhe duket se i gjithë teksti rrëfehet nga uni kolektiv, që shtrihet përtej çdo uni individual që i bashkon ata.
Monologët ndërthuren me disa fragmente që Woolfi i ka emërtuar “interlude të natyrës”, të cilat paraqesin në mënyrë impersonale një peizazh bregdetar dhe lëvizjen e diellit nga agimi deri në perëndim dhe që përkojnë me rrjedhën e jetës së personazheve.
Qëllimi i Woolfit në këtë vepër ishte që, nëpërmjet kësaj ndërthurjeje, të krijonte një vepër e cila, ndonëse në prozë, t’i përngjante një “drame poetike”. "

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.