Mos Me Jep Mua Tek Ata

Mos Me Jep Mua Tek Ata

B24996
800 Lekë
Tarik Tufan
ISBN: 9789928342850
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2023
Number of Pages: 252

Vendi ynë ishte rrethuar me ca gjëra që s'dukeshin dhe tërë fuqinë e merrnin nga kjo padukshmëri, banonim në vende që s'hyhej dhe s'dilej dot. Çdo anë ishte e hapur, ishim mu në mes të rrugëve që të çonin shumë pranë çdo vendi të Stambollit, e megjithatë sërish s'hyhej dhe s'dilej. Në ato rrugica të errëta, në ato shtëpi ku dielli vriste shumë pak, në ato dhoma me mure plot lagështi, në ato lagje ku gratë dhe fëmijët uleshin përpara pallateve, qëndronim duke parë njëri-tjetrin si dhe duke konsumuar jetët tona dhe të fëmijëve të paardhur në jetë. Gjithçka që ëndërronim shkrembohej si të ishte një varrezë e çrregullt mu në çastin kur errësohej dhe ktheheshim në lagje.
Edhe pse ishim mu në qendër të Stambollit, e bënim jetën në një mënyrë që askush s'e vinte re. Njerëzit kalonin në rrugën qendrore me makinat e tyre papushim, por askush s'e çonte ndër mend që të hynte brenda jo shumë, qoftë edhe treqind metra. Sa e shihnin e kuptonin se do të haseshin me ca gjëra të këqija në ato vende.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.