Trashegimia E Viles Se Pelhurave

Trashegimia E Viles Se Pelhurave

B25017
1.500 Lekë
Anne Jacobs
ISBN: 9789928366672
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 526

I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave.
Augsburg, 1923. Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme. Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja. Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme. Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t’i realizojë një ëndërr: t’i hapë një atelie mode të vetën. Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj. Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t’i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë...

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.