Te Pandarat

Te Pandarat

B25019
900 Lekë
Simone De Beauvoir
ISBN: 9789928366658
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 158

Të pandarat është një roman i shkurtër autobiografik që ndjek me emocion miqësinë pasionante midis Simone de Beauvoir-it (Silvia) dhe Zazës (Andre), që nga takimi i tyre në shkollë, në mes të Luftës së Parë Botërore, deri në vdekjen e Zazës më 1929. Silvia, nga këndvështrimi i së cilës rrëfehet ngjarja, joshet menjëherë nga Zaza, vajzë inteligjente dhe rebele: të dyja do të bëhen të pandashme, pavarësisht prej armiqësisë së familjes së Andresë, pjesë e një dinastie të madhe katolikësh militantë. Por nëse miqësia e tyre arrin t'i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes. Kështu, historia prekëse e një miqësie kthehet edhe në denoncim të një shoqërie fanatike dhe hipokrite, e paaftë të pranojë atë që del nga kufijtë e meskinitetit të saj mendjengushtë.
Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Te pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të shpëtojë, por edhe të bëhet një figurë themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.