Pas Asaj Vere

Pas Asaj Vere

B25049
1.200 Lekë
Carley Fortune
ISBN: B25049
Publisher: Dritan
Publication Year: 2022
Number of Pages: 301

Thonë se e shkuara nuk kthehet dhe për Persefoni Frejzërin, që kur bëri gabimin më të madh të jetës një dekadë më parë, kjo duket tepër e vërtetë. Në vend që të kalojë verat vezulluese buzë liqenit të fëmijërisë, ajo qëndron në një
apartament elegant në qytet, duke i mbajtur të gjithë larg zemrës. Pastaj merr një telefonatë që e bën të kthehet me ngut në Gjirin e Berit dhe në orbitën e Sem Florekut - burrit, pa të cilin kishte menduar se nuk do t'i duhej të jetonte kurrë.
Për gjashtë vera, gjatë pasditesh të mjegullta në ujë dhe netësh të ngrohta në restorantin e familjes së tij, Persi dhe Semi kishin qenë të pandarë. Ajo miqësi u shndërrua në diçka më shumë para se të shkatërrohej në mënyrën më tronditëse. Kur Persi kthehet në liqen për funeralin e mamasë së Semit, lidhja mes tyre është po aq e pamohueshme sa ka qenë gjithmonë. Po derisa Persi të përballet me vendimet që mori, ata nuk kanë si ta dinë nëse dashuria e tyre është më e madhe se gabimi më i rëndë i së shkuarës.
Rrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAI VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.