Punk 57

Punk 57

B25129
1.200 Lekë
Penelope Douglas
ISBN: 9789928338662
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2023
Number of Pages: 313

Nuk mund të mos buzëqesh me letrat e saj. Atë e merr malli për mua. Në klasën e pestë, mësuesja na udhëzoi të lidhnim letërkëmbim me nxënës të tjerë. Meqë e kisha emrin Misha, mësuesja e shkollës tjetër më bashkoi me nxënësen e saj, Rajanën.
Nga ana tjetër, mësuesja ime pranoi, sepse e mori Rajanën për djalë. Nuk u desh shumë për të kuptuar gabimin, po ndërkohë mes nesh ishte vendosur një marrëdhënie, kishin filluar debate për gjithçka. Cila është pica më e mirë? Android apo "iPhone"?
A është Eminemi reperi më madh të gjitha kohëve?
Ky ishte vetëm fillimi, sepse biseda mes letrash vijoi për shtatë vitet e ardhshme.
Ajo shkruan përherë në letër të zezë dhe me stilolaps ngjyrargjendi. Ndonjëherë më dërgon një letër në javë, herë të tjera tri në ditë, por unë kam nevojë për to. Ajo është e vetmja që më mban në rrugën e duhur, më flet hapur dhe më pranon siç jam. Kemi vetëm tri rregulla: jo rrjete sociale, jo numra telefoni, jo fotografi. Kemi një gjë të mirë, pse t'i vëmë shkelmin? Derisa gjej foton e një vajze në internet. Ajo quhet Rajana, i pëlqen pica e "Gallo"-s dhe adhuron "iPhone"-in. Sa janë gjasat që të jetë ajo? Duhet ta takoj, vetëm se nuk e di që do ta urrej atë që do të zbuloj.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.