Dhjete Gra

Dhjete Gra

B25182
1.000 Lekë
Marcela Serrano
ISBN: 9789928366764
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 275

Një roman befasues, prekës, një vështrim i guximshëm mbi marrëdhëniet njerëzore në botën e sotme.
Nëntë gra plus një. Nëntë gra, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra e që nuk janë takuar kurrë më parë, rrëfejnë historitë e veta. Natasha, gruaja e dhjetë dhe psikoterapistja e tyre, ka vendosur t’i bashkojë, e bindur që plagët zënë e shërohen vetëm kur këputen zinxhirët e heshtjes.
Nuk ka rëndësi prejardhja apo shtresa shoqërore: të gjitha mbajnë mbi supe peshën e frikës, vetmisë, dëshirës, pasigurive. Disa përballen me një të kaluar që nuk mund ta lënë pas; të tjera me një të tashme që nuk i ngjan asaj që do të dëshironin, ose me një të ardhme që i tremb. Nëna, bija, gra, vejusha, dashnore, të drejtuara nga Natasha, që e pranojnë sfidën për të kuptuar më thellë dhe për të rikrijuar jetët e tyre.
Është Lupe, magjistarja e kompjuterit, adoleshente, në kërkim të identitetit të vet mes festave, seksit, drogës dhe pasioneve jokonvencionale. Luisa, vejusha e një desaparecidosi. Andrea, një gazetare e suksesshme e televizionit, që gjen strehim në vetminë e shkretëtirës. Një mesogrua, që preferon shoqërinë e qenit dhe jo të njerëzve. Një pastruese shtëpie. Një grua që përballet me vetminë e pleqërisë.
Në pamje të parë, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët... përveç terapistes. Por, ndërsa tregojnë, zbulohen fije të përbashkëta të pamundura, formohen lidhje dhe transformohen jetë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.