Gruaja Me Kimono Te Bardhe

Gruaja Me Kimono Te Bardhe

B25201
1.250 Lekë
Ana Johns
ISBN: 9789928366795
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 398

Një roman marramendës, i frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Historia e dy grave që jetojnë në dy anët e Paqësorit dhe e një sekreti që i lidh ato.

Japoni, 1957. Martesa me mblesëri e shtatëmbëdhjetëvjeçares Naoko Nakamura, që do t’i kishte dhënë një pozitë të privilegjuar familjare në shoqërinë tradicionale japoneze, duket e pamundur. Vajza ka rënë në dashuri me një ushtarak të ri të marinës amerikane. Në një Japoni të lidhur fort me traditat dhe ku martesat mes racave të ndryshme shihen shtrembër, në një Japoni të Pasluftës kur amerikanët janë fitimtarë dhe japonezët humbës, Naokoja shtatzënë ka vetëm një fat: atë e përzënë me turp nga shtëpia. Çfarë ndodh më pas, është gati e paimagjinueshme për një vajzë, por sidomos për një nënë...
Shtetet e Bashkuara, kohët moderne. Gazetarja investiguese Tori Kovaçi gjen një letër, e cila vë në pikëpyetje gjithçka që ajo dinte për familjen e saj. Lajmet që merr vesh nga i ati në shtratin e tij të vdekjes, papritur ia kthejnë jetën përmbys. Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën.
Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.