Zgjimi Sfinksi I Fundit

Zgjimi Sfinksi I Fundit

B25223
1.300 Lekë
Martin Katro
ISBN: B25223
Publisher: Helgas Secrets
Publication Year: 2023
Number of Pages: 286

Romani ZGJIMI-Sfinksi i Fundit, zë vend në një kohë që duket për shumë njerëz sot sikur kurë nuk ndodhi apo që kurë nuk ishte këtu. Restaurimi dhe risjellja në jetë e atyre viteve të para 90-tës është Detyrë e brezit tim që jetuam dhe përjetuam si të fundit dëshmitarë okularë atë makabritet. Ishin vite eterike, të zymta dhe pa shumë aromë. Regjimi kërkonte të na çbënte ndërsa ne rigjeneroheshim e riporogramoheshim tinëzisht në fshehtësi duke dashuruar, qeshur dhe hulumtuar për tëvërtetën... Në qendër të romanit është rrugëtimi i një djaloshi (Arturit) që rastësia e sjell në kontakt me një prej mollëve të ndaluara të kohës. Ai i përqaset asaj dhe nuk di nëse duhet ta kafshojë, ta flakë tutje apo nëse pasi ta ketë shijuar t'ua japë edhe të tjerëve? Me një zemër të rënë në dashuri me vajzen të cilën e do aq fort (Monden), e rrethaur nga shokë e miq pa te cilët ai nuk e kupton dot jeten, ai kapërcen atë vijë pa kthim pas. E vetmja alternativë pas asaj çapitje në atë drejtim është: Zgjimi. A është ky transformim një paradoks apo një domosdoshmëri? A do të duhet më parë të shemben idhujt dhe shtatoret e gjithfarë perbindshave te cilat adhurohen nga masat? Sa do të na kushtojë e gjitha kjo? Cila do të jete shija dhe aroma e transformimit? Përgjigjen e këtyre pyetjeve do të doja ta gjeni vetë duke u kredhur në faqet e romanit drejt ca thellësive të kohës në të cilat nuk mundet të hysh dot pa pasur në sy syzet e realitetit dhe pa mbajtur në kuriz bombulat e sinqeritetit me veteveten dhe besimit tek Perendia.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.