Prane Pyllit

Prane Pyllit

B25224
1.000 Lekë
Zhaneta Vreto Prifti
ISBN: 9789928091338
Publisher: Helgas Secrets
Publication Year: 2023
Number of Pages: 214

Strukturimi të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; pas nxënësja shumë e mirë, adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që bën aktori njohur prej ngjashmërisë, dashuria e saj që është zgjidhur në formë shumë të thukët por edhe shumë të këndshme, përpjekja dhe zhgënjimi për shkollimin, njerëzit e ndryshëm që e përballin në këtë sfidë; punësimi, familja, njerëzit që e rrethojnë dhe evoluimi Tyre; ndryshimi regjimit dhe marrja me fushën e mjedisit dhe në fund edhe mendimi intelektual, si në vend të konkluzioneve, për mënyrën sesi mund të ecet.
Zhaneta, një nëpunëse që e mendon devotshmërinë si detyrë, ngrihet përshendet dhe dorëzon
trashëgiminë e vet. Kjo është fillesa dhe pastaj autorja na merr, tashmë në vetën e parë dhe, na përcjell në të gjithë të papriturat e veta. Janë shumë, por disa të zakonshme për atë kohë, disa të pasens nga ata që i bëjnë për meskinitete, por zgjuarsia e Zhanetes tani është se merr pjesën tjetër të estetikës: Të bukurën.... ...Ndaj duhen respektuar këto kujtime të shkruara thjesht dhe pastër, për një jetë që edhe me privacionet ishte e bukur deri në pakësitë e saj. E, kjo, pra, është një arsye e mirë për të shkruar.
Ashtu si edhe bëri Zhaneta Vreto Prifti.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.