Te Dua Chanel

Te Dua Chanel

B25293
1.200 Lekë
Daniela Farnese
ISBN: 9789928338709
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2023
Number of Pages: 257

Më në fund Etieni dashurohet dhe pikërisht me atë. Pas shumë zhgënjimeve, duket se ka ardhur koha për dashurinë e vërtetë dhe Rebeka është gati të transferohet në Paris. Atje e pret një shtëpi luksoze, një punë entuziazmuese si planifikuese dasmash dhe një bashkëjetesë ëndrrash. E pasionuar pas fustaneve të zeza, të ngushta dhe qëndrimit drejt në majë të takave të larta, Coco-ja moderne, tashmë e sigurt në vetvete, është e dashuruar marrëzisht dhe gati për t'u përballur me të ardhmen e ndritur.
Po çfarë ndodh nëse krejt papritur, kur gjithçka duket se shkon vaj, në jetën e Etienit rishfaqet një e shkuar e errët dhe sidomos nëse ajo e shkuar ka masën 38, është elegante dhe duket si një aktore franceze e filmave pa zë? Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Coco-ja duhet të përballet edhe me një mëtues të bukur si Perëndi dhe një baba që kërkon të rifitojë dashurinë e së bijës pas shumë vitesh.
Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.