Lavanderia E Madhe

Lavanderia E Madhe

B25341
800 Lekë
Sophie Daull
ISBN: 9789928371577
Publisher: Pegi
Publication Year: 2023

Një shkrimtare promovon librin e saj në televizionin francez. Një burrë mbetet i tronditur teksa e sheh: shkrimtarja është e bija e gruas që ai ka vrarë tridhjetë vjet të shkuara. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas ka arritur të dalë nga burgu për sjellje të mirë. Tashmë, i rehabilituar në shoqëri prej disa vjetësh, ai shpie një jetë të rëndomtë dhe punon si kopshtar komunal në një qytezë të humbur. Pikërisht këtu, pas pesë ditësh, shkrimtarja do të prezantojë librin e saj dhe për ish-të dënuarin zë fill një periudhë e ankthshme që do t'i tronditë nga themelet rendin e një përditshmërie të rindërtuar me shumë durim. Duke përzier historinë intime dhe fiksionin në një realizëm poetik evokues, Sophie Daull hedh në letër një ndodhi personale duke na rrëfyer dhunën dhe dhembjen e saj. përpjekjen për të larë fajin ose për të shuar kujtesën, duke ngritur pyetje se cilat ngjarje ndikojnë te njeriu që bëhemi, se ç'mundësi mund të ofrojë pendesa dhe falja.
Prandaj, do të shkoj te lavanderia e madhe, atje ku kujtesa pastrohet duke u ferkuar pas granitit të ashpër, ku gjuha shpëlahet në përroin që shkumon si sapun për heqje njollash, atje ku imagjinata kthehet në zbardhues. Do të vështroj ujin e qelbur teksa rrjedh si një lëng sinovial fjalësh dhe do t'i lë spërkat të thahen në diellin e ngushëllimit të tyre. Pastrim me themel.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.