Gjysmemolle

Gjysmemolle

B25468
700 Lekë
Matteo Bussola
ISBN: 9789928366887
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 123

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu. Por edhe Markoja ka ca kohë që diçka ndien për Violën, por janë shokë prej vitesh dhe dihet se, kur i thua dikujt “se e ke qejf”, gjërat ndryshojnë dhe jo gjithmonë për mirë.
Dhe kur i kupton këto ndjenja të reja, atëherë kur gjithçka duhej të ishte e thjeshtë dhe e bukur, gjërat nisin e ndërlikohen. Befas, Markoja është dhe nuk është më shoku yt?! Si e kupton ndryshimin? Si i flet të njëjtit njeri me një zë të ri? Me çfarë sysh e shikon? Si ta kapërcesh atë pengesë gjigante të sikletit dhe keqkuptimit, pa u kthyer edhe një herë nga e para?
Një ditar delikat i edukimit sentimental, që fotografon adoleshencën dhe tërë ndryshimet e saj, një roman për dashuritë e para, por edhe për brishtësinë e ngurrimin nga frika. Sepse nuk ka rëndësi nëse je djalë apo vajzë, nëse trupi po të ndryshon dhe kjo të trullos, e rëndësishme është që të (ri)fillojmë të shohim njëri-tjetrin në sy. Ajo që zgjedhim të shohim, do të varet vetëm nga ne.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.