Italiania

Italiania

B25497
1.200 Lekë
Giuseppe Catozzella
ISBN: 9789994307074
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2023
Number of Pages: 307

Italiania. Një grua italiane, Maria Oliverio, e njohur ndryshe si Çiçila, u lind në Kazole, në Silën kalabreze, nga një familje shumë e vobektë. Nga rrugët e fshatit ngjitet në malin e egër, herë i errët e herë bujar si një nënë. Ato rrugë, ato shtigje i merr një vogëlushe kur motra e madhe Tereza, e kthyer për të jetuar në familje, e lë pa shtrat e pa çati. Dhe ato janë shtigjet që Maria merr për të luftuar përkrah Pietros, cub dhe rebel, duke u bërë shpejt gruaja e parë dhe e vetme që i prin një bande kundër egërsisë së ushtrisë mbretërore. Nëse nga njëra anë Tereza thur kundër saj një pëlhurë urrejtjeje të pakuptueshme, nga ana tjetër Pietroja i prin udhën drejt dashurisë pa ia kursyer dhunën me të cilën ndonjëherë meshkujve u pëlqen ta vragojnë trupin e gruas.
Çiçila e kalon rininë pyjeve, mëson gramatikën e lirisë, lexon natyrën, mëson të njohë malin, të dallojë të drejtën nga padrejtësia, dhe nuk i trembet syri të përleshet, qoftë kur në lojë janë ndjenjat, qoftë kur në lojë është horizonti shumë më i gjerë i një humanizmi të ri. Fluturimi i qiftit, bashkëpunimi i heshtur i një ujkonje, madhështia e lënduar e një larshi, gjithçka i mëson se gjithnjë mund t'ia nisësh nga e para, për të fituar një të ardhme si grua, si revolucionare, si italiane e një kombi që ende nuk ekziston, por që ndoshta po lind bashkë me të.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.