Tri Gra

Tri Gra

B25580
1.400 Lekë
Lisa Taddeo
ISBN: 9789928341716
Publisher: Botart
Publication Year: 2023
Number of Pages: 334

Lina, një nënë e re në periferi të Indianës, martesa e së cilës e ka humbur pasionin, nëpërmjet rrjeteve sociale rilidhet me të dashurin e saj të rinisë së hershme, dhe shumë shpejt kjo lidhje do të përfshijë edhe persona të tjerë.
Megi, një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, nxënëse e shkollës së mesme në Dakotën e Veriut, gjoja ngatërrohet në një marrëdhënie dashurie me mësuesin e saj të anglishtes, i cili është i martuar; gjyqi penal që pasoi, e kthen përmbys komunitetin e tyre të qetë.
Sloana, një pronare e suksesshme restoranti në një zonë të veçantë të verilindjes së qytetit, i gëzohet martesës së lumtur me bashkëshortin e saj, të cilit i pëlqen ta shohë të shoqen duke bërë seks me burra dhe gra të tjera.
Përshëndetur si "një arritje mahnitëse" (Los Angeles Times) dhe "një libër tërheqës që eksploron dëshirën, zemërthyerjen dhe pasionet me të gjitha nuancat e tyre të pista dhe të ndërlikuara (Washington Post), Tri Gra e Lisa Taddeo-s ka magjepsur lexuesit, librashitësit e kritikët - si dhe kryeson listën e bestsellerëve në mbarë botën. Mbështetur në tetë vjet kërkime të gjithanshme, kjo "vepër magjepsëse e reportazhit letrar" (Atlantic) na njeh me tri gra të paharrueshme - dhe një shkrimtare të shquar - përvojat e të cilave na kujtojnë se nuk jemi vetëm.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.