Uji I Liqenit Nuk Eshte Kurre I Embel

Uji I Liqenit Nuk Eshte Kurre I Embel

B25683
1.400 Lekë
Giulia Caminito
ISBN: 9789928377340
Publisher: Dritan
Publication Year: 2023
Number of Pages: 312

Erë algash të shkitshme dhe rëre të dendur, erë pendësh të lagura Është një krater antik, tashmë plot me ujë: është liqeni i Braçanos ku ankoron familja e Antonias, gruas krenare deri në kokëfortësi, që vetme kujdeset për një burrë ulok dhe katër fëmijë, teksa largohet pre mospërfilljes së Romës. Antonia është shumë e ndershme, Antonia nuk pranon kompromise, Antonia beson tek e mira e përbashkët, por pavarësisht kësaj, do t'i mësojë bijës së vetme të mbështetet thjesht tek aftësitë e veta e ta mbajë kokën lart.
Dhe Gaia mëson: të mos qahet, të hipë përditë në tren për të shkuar në shkollë, të lexojë libra, ta fshehë telefonin në një kuti këpucësh, të zhytet në liqen, edhe pse rrymat e tërheqin së poshtmi
Janë vitet 2000. Gaia dhe miqtë e saj rriten në një botë, nga e cila betejat politike e qytetare ndodhen larg, pranë është vetëm kabotazhi i vogël i objekteve të zotëruara apo të mohuara, i mesazheve të para, ujërat e palëvizshme të një ekzistence pa horizonte.
Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj palumturisë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.