Lulja E Krishtlindjes

Lulja E Krishtlindjes

B25797
1.200 Lekë
Bryan Mooney
ISBN: B25797
Publisher: Muza Botime
Publication Year: 2023
Number of Pages: 345

Kur Krishtlindja i bën bashkë sërish dy miq të vjetër, mes tyre lulëzon romanca. Nga autori i "Krishtlindje në Vermont".
MREKULLITË JANË SI FLOKËT E DËBORËS; nuk mund të gjeni kurrë dy të njëjta, por çdonjëra prej tyre është po aq e çmuar dhe e bukur. Këtë Krishtlindje, mrekullia i takon doktoreshë Betit. Spitali që ajo drejton, në Rivër Dejli të Hempshirit, rrezikon të mbyllet. A do t'ia dalë ajo ta bindë bordin drejtues, i cili ngjason me miqtë e Skrunxhit?! Mes gjithë problemeve, të paktën miku i saj i fëmijërisë, zjarrfikësi Logan, do t'i bëhet strehë. Ajo do të ketë një shpatull ku të mbështetet.
Në Kaliforni, Logani është një zjarrëfikës, që hidhet me parashutë dhe ndërhyn gjithnjë në situatat më kritike. Por, edhe pse hedhja në ajër nuk e frikëson, të hidhej në krahët e mikeshës së tij të fëmijërisë, e cila është tashmë në një marrëdhënie, ishte një ndjesi akoma edhe më e frikshme se të hidhej në vatrën e zjarrit. Pasi humbi prindërit në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Logani jetoi me familjen e Betit. Kur ishin ende fëmijë, ata e shihnin njëri-tjetrin si motër e vëlla, por tani që u rritën, u shtuan fluturat në stomak. Sikur ajo të mos ishte e fejuar! Sa shumë nevojë kishin për nja dy-tre mrekulli Krishtlindjeje! Mbase falë tyre, Beti do të arrinte t'i mbante hapur dyert e spitalit dhe zemrat e dy miqve të vjetër do
të rendnin drejt një dashurie të përjetshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.