Koke E Kembe Ne Dashuri

Koke E Kembe Ne Dashuri

B25947
1.200 Lekë
Tessa Bailey
ISBN: 9789928371744
Publisher: Pegi
Publication Year: 2023
Number of Pages: 316

Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike për një donzhuan të thekur që, padashje, bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë, teksa përpiqet ta ndihmojë për t'i fituar zemrën një burri tjetër...
Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një Kazanove seksi, që s'e vret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenje me të, qejfin dhe zbavitjen, në shtrat dhe jashtë tij, e ke të sigurt. Kjo, deri ditën që njihet me Hana Bellinxhërin, e cila nuk bie pre e pamjes apo joshjes së tij, dhe do që të jenë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. E armatosur me këshillat e "shokut" të saj, Hana rreket t'i tërheqë vëmendjen kolegut... por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshiron. Ndërsa kufiri mes miqësisë dhe flirtit zë e davaritet, të dy bien kokë e këmbë në dashuri, por a do ta pranojnë këtë me zë të lartë?
"Edhe barrierat e saj u shembën, duke çliruar një ofshamë të thellë. Ajo ngriti duart dhe i ledhatoi fytyrën, ia shtrëngoi butësisht, ia kalai mes flokëve teksa putheshin si të dëshpëruar, krejt të vetëdijshëm që ishte hera e fundit. Shumë shpejt u bë e qartë që nuk do të ndaleshin vetëm te puthja."

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.