Gruaja E Ngrenshme

Gruaja E Ngrenshme

B25993
1.200 Lekë
Margaret Atwood
ISBN: 9789928371775
Publisher: Pegi
Number of Pages: 401

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në
Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një
ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë
të gjithë burra. Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë "normale",
ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë, ndërkohë që
pret të martohet me shpresën se martesa do t'i japë vendin që meriton. Kthesa
e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat
shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë
individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i
cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat.
farat e kungullit... çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë.
Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është...
konsumimi ditë pas dite. Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Arwood tregon
rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt.
"Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me
ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre
e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.
Gjatë gjithë karrierës së saj letrare, Margaret Arwood i ka kënaqur dhe befasuar lexuesit me zgjuarsinë e saj, virtuozitetin lirik dhe mprehtësinë e fantazisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.