Vocerrakja

Vocerrakja

B26079
1.000 Lekë
Silvia Montemurro
ISBN: 9789928361677
Publisher: Muza Botime
Number of Pages: 192

Personazhi i Norës lindi nga magjepsja e përçuar prej portretit Vocërrakja nga Emilio Longoni, një piktor divizionist që më vonë do të cilësohej si mbrojtës i anarkistëve dhe që Montemurro e shndërroi në një personazh kyç të romanit. Një histori prekëse miqësish dhe dashurish shpaloset ndërsa, në një Milano të varfër të tronditur nga trazirat popullore, Nora do të organizojë grevën e parë femërore të të miturve, Vocërrakeve fëmijë dhe adoleshente të shfrytëzuar në botën e rrobaqepësive, të modisteve dhe tekstileve.
Në moshën pesëvjeçare, në vitin 1890, Nora u portretizua nga piktori Emilio Longoni. Piktura do të bëhej më vonë po aq e famshme sa Oratori i grevës. Bëhet fjalë për Vocërraken, një term dialektik shumë i përdorur në Milanon e asaj kohe. Vocërraket, vajza të vogla nga mosha pesë deri në shtatëmbëdhjetë
vjeç, kryenin punë nga më të ndryshmet, si atë të modisteve, çirakeve të rrobaqepësive dhe korriereve që shpërndanin veshjet në fabrikat e tekstilit. Ato shfrytëzoheshin, paguheshin pak, si pothuajse të gjithë ata që u përkisnin kategorive të ulëta të kohës. Nora rritet pa dashuri, në një familje punëtore. Babai vdiq gjatë
protestës së bukës, para topave të Bava Beccaris. Pak vite më vonë, vetë Nora, ende adoleshente, do të drejtojë grevën e parë femërore të të miturave, pikërisht vocërrakeve. Në të marrin pjesë vogëlushe dhe adoleshente ende të parritura. Për dhjetë ditë të gjata, periudhë në të cilën shpaloset historia e romanit, ato ecin rrugëve të Milanos, duke brohoritur himnin e punëtorëve dhe duke ngacmuar grevëthyeset.
Por historia e Norës ka një anë dukshëm më personale dhe sentimentale. Miqësitë, rivalitetet, tradhtitë, dashuria e parë, dhuna ndaj grave dhe të miturave bashkohen brenda një historie edukimi femëror. Skena është një Milano befasuese: i varfër, popullor, vital, i zemëruar, në fermentim.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.