Gjithcka Kerkon Shpetim

Gjithcka Kerkon Shpetim

B26148
1.200 Lekë
Daniele Mencarelli
ISBN: 9789928817143
Publisher: Toena
Number of Pages: 223

D aniele është njëzet vjeç dhe këtë verë nuk do ta harrojë lehtë. Një dhomë spitali, me gjashtë shtretër... Nuk e di sesi ka përfunduar atje, derisa i thonë që e kanë sjellë me shtrim të detyrueshëm spitalor, pasi kaloi një krizë të dhunshme zemërimi. Në spital i duhet të kalojë shtatë ditë nën vëzhgim, duke komunikuar me psikiatër, në përpjekje për të shpjeguar pse bota e lëndon kaq shumë. Në të vërtetë, Daniele është një djalosh si shumë të tjerë, por me një ndjeshmëri të skajshme, çdo përvojë i ngjan një vargu të pafundmë majash dhe humnerash: si ka mundësi që askush nuk e kupton sa të brishtë dhe të ekspozuar jemi ndaj tekave të fatit? Se jeta shpeshherë është një lojë që na largon nga ata që jemi në të vërtetë?
Tashmë ka në krah shokët e dhomës në repartin e psikiatrisë, si ai, të paaftë për të mos vuajtur dhe për të mos dashuruar pa masë. Nga sytë e shqetësuar të Shën Mërisë te fotografia bardh e zi e nënës së Xhorxhos, nga hareja e papërmbajtshme e Xhanlukës te zogu i ringjallur i Marios dhe deri tek asgjëja absolute e Alesandros.
"Janë pesë të çmendurit me të cilët ndava dhomën dhe këtë javë të jetës sime. Me ta nuk kisha mundësi të gënjeja, të luaja rolin e djalit të përsosur, ata më pranuan ashtu si jam, për natyrën time kaq të ngjashme me të tyren." Në këtë roman të jashtëzakonshëm, fitues i çmimit "Strega Giovani" 2020, Daniele Mencarelli vë në skenë kërkimin e dëshpëruar dhe të zemëruar për të gjetur një kuptim përmes një të riu që lutet vetëm për shpëtim.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.