Shihemi Nje Nga Keto Dite

Shihemi Nje Nga Keto Dite

B26201
1.200 Lekë
Federica Bosco
ISBN: 9789928377401
Publisher: Dritan
Number of Pages: 340

Ndonjëherë, që të lindë një miqësi, mjafton një biskotë e në oborrin e shkollës. Kështu ndodhi për Ludovikën dhe Katerinën, të cilat që prej asaj dite u bënë si motra, ndonëse aq të ndryshme njëra nga tjetra.
Katerina është një vullkan energjie, që nuk e njeh frikën. Për Ludovikën frika është një fjalë e skalitur me zjarr në jetën dhe zemrën e saj. Asnjë hapësirë për rrezikun, vetëm zgjedhje përherë të njëjta, për të shmangur surprizat e pakëndshme. Ajo ka ngritur me shumë kujdes një mur rrethues, që e mbron nga dallgët e jetës. Ato të dyja janë një ekuacion i përsosur, një bashkim pa asnjë hije që nga fëmijëria deri në moshën e pjekurisë, që kalon përmes adoleshencës, derisa mbërrin në pikën, në të cilën Ludovika kupton se jeta e saj është e paketuar dhe e rregullt si një valixhe me rrota. Megjithatë, nuk ekziston asnjë mur aq i lartë sa të na mbrojë nga kthesat e fatit, që ndonjëherë na forcojnë, na shkatërrojnë, na ndryshojnë dhe papritur na rrëmbejnë. Pas një ekzistence të kaluar nën dritën e Katerinës, tani është kjo e fundit që ka nevojë për miken e saj. Tani është Katerina ajo që i kërkon dhuratën më të madhe, atë të zgjidhjes së litarëve që e mbajnë barkën në port, për të rravguar në det të hapur, ku gjithçka është e rrezikshme, e papritur, e paparashikuar, po pashmangshmërisht befasuese.
SHIHEMI NJË NGA KËTO DITË rrëfen dashurinë, por edhe dhimbjen, duke shpërfaqur një mijë aspektet e shpirtit njerëzor, rrëfen miqësinë më të fortë e të larmishme, miqësinë më të brishtë, por edhe më jetëgjatë: atë
mes grave.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.