Your cart
There are no more items in your cart
FEDRA është një vepër me vlera të larta artis- tike e letrare. Është tragjedi e akteve të ligjë- rimit por edhe tragjedi poetike. Për të tejka- luar pengesat e pafundme të ligjërimit, personazhet zhyten në fjalë, në figura, kështu që, përnjëherë, shprehjet dhe fjalët e rëndomta ringar- kohen me kuptimin e tyre parësor. Fjalët nuk janë më pasqyra të gjë- rave» siç pohonin gramatikanët e kohës, por fjalët nxisin «gjërat» sipas figurave që i bartin. Kështu pra, poezia nuk është një zbukurim i thjeshtë, por është zemra e veprimit. FEDRA është, pra, një tragjedi mitologjike jo vetëm me temën e vet, por posaçërisht me faktin që nëpërmjet ligjërimit ajo paraqet figura të shpërthimeve primitive të qenies njerëzore. E për- ballur me tundimin më të keq dhe, përkundër të gjitha përpjekjeve të veta, e mposhtur pa mëshirë, FEDRA është një figurë shembullore e tra- gjedisë femërore, e tragjedisë së shpërthimeve njerëzore të mishëruara në figurën e një femre. Prandaj FEDRA ishte moderne në kohën e vet me një modernitet që jeton edhe sot e gjithë ditën.