Your cart
There are no more items in your cart
“Magjistari” është një nga veprat më komplekse të Somerset Maugham. Arthur Burdon, një kirurg anglez, niset për Paris për të takuar të fejuarën e tij, Margaret Dauncey, e cila studion për arte së bashku me shoqen e saj, Susie Boyd. Natën e parë të qëndrimit në Paris, Burdon takon Oliver Haddo, i cili pretendon se është magjistar dhe se është nën urdhrat e mentorit të Burdon, mjekut të dalë në pension, Dr. Porhowt. Ndërsa askush nuk e beson fillimisht, Haddo performon disa numra magjie për ta në ditët në vijim. Arthur zihet me Oliver, pasi ky i fundit godet qenin e Margaret. Për t’u hakmarrë, Haddo përdor personalitetin e tij, si edhe magjinë, për të joshur Margaretën. Ata martohen dhe arratisen nga Parisi, duke lënë një letër ku informojnë Burdon. Arthur kthehet në Angli dhe i përkushtohet punës. Ndërkohë, Susie ka rënë në dashuri me të, edhe pse e di se kjo dashuri nuk do t’i kthehet kurrë, ndaj edhe ajo ikën në Itali. Gjatë udhëtimit të saj, Susie dëgjon për z. dhe znj. Haddo, që martesa e tyre nuk është konsumuar. Kur kthehet në Angli ajo takon Arthurin dhe së bashku shkojnë në një festë. Për habinë e tyre, në festë është edhe çifti Haddo. Në nesërmen, Arthur e rrëmben Margaretën, por i shoqi ka ende një infuencë të fortë ndaj saj, kështu që ajo kthehet sërish tek ai. Në fakt, Haddo e do Margaretën vetëm për ta sakrifikuar për të realizuar ritet e tij okulte. Dhe Haddo ia arrin qëllimit.