Dantella

Dantella

B15826
1.500 Lekë
Shirley Conran
ISBN: 9789928060877
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2014
Number of Pages: 702

Xhudit, vajzës amerikane ngulmuese dhe plot vetëbesim, që u duket e paarritshme shoqeve të saj të pasura dhe që “e çan me thonj” rrugën e saj, derisa bëhet kryeredaktorja e revistës më të shquar amerikane për gra…
Paganes, vajzës së qetë dhe aristokrate angleze, e cila zapton zemrën e një princi – dhe së fundi gjen paqen në një martesë që është njëkohësisht pasion dhe sakrificë…
Kejtit, shkrimtares më të shitur, e famshme, e dëshiruar nga të gjithë, magjepsëse, së cilës çdo sukses i duket i pamjaftueshëm për t’u shlyer me të atin, për ato çka i ka bërë dhe që, sikurse edhe të tri gratë e tjera, të cilat i ka njohur tërë jetën, mund të jetë në fakt, e ëma e Lilit…
Maksinës, borgjezes së shoqërisë të lartë parisiane, që u martua me burrin e ëndrrave të saj, një aristokrat nga një familje e vjetër franceze, vetëm për të gjetur se edhe martesa më ideale nganjëherë shkon ters…
Dhe Lilit vetë, fëmijës së torturuar, e cila mëson ta përdorë seksin si armë, por që nuk gjen rehat derisa të mësojë se cila nga këto gra është e ëma dhe kë mund të shkatërrojë, kur të zbulojë se kush është i ati - sepse ky është edhe sekreti më i thellë i të katër grave që ka mbledhur bashkë, të cilat e mbajnë fshehur këtë gjë, që nga koha kur një natë e tmerrshme i ktheu nga nxënëse shkolle, në gra…

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.