Armori Dhe Tregime Te Tjera

Armori Dhe Tregime Te Tjera

B26390
1.000 Lekë
John Bengan
ISBN: 9789928064363
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2024
Number of Pages: 320

Personazhet e përmbledhjes me tregime "Armori" të John Bengan-it janë njerëz që i takojmë rëndom në jetën e përditshme. Historitë e tyre të vërteta dhe të thjeshta, janë historitë që prekin një kategori të gjerë të shoqërisë së sotme, me problematikat e tyre, diversitetin kulturor dhe mënyrën e jetesës, të cilat na lejojnë të depërtojmë në atë botë psikologjike, në emocionet, në betejat egzistenciale të përditshme. Ato janë personazhe që nuk spikatin në jetë, janë personazhe që i përkasin botës së krimit por edhe të asaj kategorie që ka zgjedhur rrugën e karrierës drejt pushtetit.

Me prozat e tij të shkurtra Bengan-i na prezanton me perspektivat rajonale, që padyshim janë një mënyrë brilante dhe e sofistikuar estetikisht, për të kuptuar ndjenjat dhe përvojat e veçanta që mund të ketë jo vetëm shoqëria e Mindanaos, të këtij ishull ekzotik, por edhe një rajon, një krahinë ose qytet i veçantë në Filipine. Varfëria, militarizmi, axhendat gjinore, apo liritë dhe të drejtat e njeriut, janë disa nga tematikat që përgjithësisht zotërojnë në prozën e tij, që, përveçse i japin nota artistike dhe emocionale të fuqishme, për- cjellin edhe mesazhe të rëndësishme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.