Your cart
There are no more items in your cart
Njerëz që lexojnë i Édouard Philippe (1970), tre vjet Kryeministër i Francës (2017-2020), është një libër i këndshëm që i këndon një himn leximit dhe librave. Si njeri jo vetëm i politikës përcjell një mesazh gjithnjë aktual: vetëm në- përmjet librave, leximit, bibliotekave, ne do të dalim nga bota jonë, jo vetëm për të kërkuar botë të reja siç janë, por edhe për t'i ndryshuar ato. I tillë është zotimi i Édouard Philippe, që i ka hyrë politikës mjaft i ri, për t'u bërë disa vite kryetar bashkie në qytetin e vet, Le Havre, më pas edhe Kryeministër i Francës dhe sërish kryetar bashkie po në Le Havre.
Familja, shkolla, dy shtyllat që formojnë një njeri. Kur jemi të rritur në një familje e cila e do librin, ka një bibliotekë të tërë në shtëpi, dhe për më tepër dy prindër që shpesh i sheh duke lexuar, e pamundur të mos e bësh librin dhe shkollën pjesë të pandara të tuat. Në fakt, familja Philippe i beson shkollës së Republikës, i beson përgatitjes si qytetar i nesërm. Kështu, nga përvoja e tij si kryetar bashkie, ai thotë se politikat kulturore të një bashkie (dhe të një shteti) duhet të jenë parësore, në qoftë se duam që nesër të kemi një shoqëri të shëndetshme, të paqtë e të zhvilluar.