Rruga E Vjedhesve

Rruga E Vjedhesve

B26419
900 Lekë
Mathias Enard
ISBN: 9789951083829
Publisher: Buzuku
Publication Year: 2023
Number of Pages: 303

Është një djalë i ri maroken nga Tangeri, një djalë pa histori, një musliman çfarëdo, thjesht tepër i etur për liri dhe hare, në një shoqëri të ndrydhur. Në gjimnaz, ka mësuar pak spanjisht dhe mjaftueshëm frëngjisht sa për t'u ngopur me romane policore. Moshën madhore e pret duke parë në bisht të syrit cicat e kushërirës së vet, Meriemit. Pikërisht me këtë vajzë do ta kryejë ai "fajin", një dhe vetëm një herë. I kapin në befasi: vërshojnë goditjet, dhe ja ai në rrugë, pa shtëpi e katandi.

Fillon atëherë një bredhje që do ta shpjerë t'iu shërbejë teksteve - dhe të vdekurve - në një mënyrë të çuditshme, që t'i ballafaqojë makthet e veta me realitetin, që të njohë dashurinë dhe planet e shtegtimit.

Në Rruga e Vjedhësve, roman i gjallë mbi një kohë të nxehtë, autori i Zonës rikthehet sërish në territorin e vet tejet të ndjeshëm në orën e Pranverës Arabe dhe revoltave të zemëruara. Ndërsa Mesdheu digjet, Europa luhatet. Duhet tërë rinia, naiviteti dhe energjia e të riut nga Tangeri për ta përshkuar fushëbetejën pa u kthyer mbrapsht. Rruga e Vjedhësve, ecuri e një luftëtari pa kauzë, mbartet nga ëndrra për disa qetësime të pagjasa, në një të ardhme të rrëmbyer që më parë, të ardhme që megjithatë e ndriçojnë shoqëria e librave, dashuria për shkrimin dhe pohimi i një humanizmi arab.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.